Shumë skuadra pas Bellingham, por ky është klubi i preferuar i tij

Shumë skudra të mëdha evropiane dëshirojnë transferimin e futbollistit Jude Bellingham.
Për 19-vjeçarin e Borussia Dortmund janë të interesuara skuadrat si Chelsea, Manchester United, Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid, të cilat synojn transferimin e tij gjatë vitit 2023, transmeton IndeksOnline.
Sipas gazetarit Jose Alvarez, klubi i preferuar për tu transferuar nga Bellingham fillimisht është Real Madridi.
“Synimi i tij ishte të dëgjonte fillimisht Real Madridin dhe, nëse propozohej një ofertë e përshtatshme, ai do të luante për Real Madridin sezonin e ardhshëm”, tha Alvarez për në El Chiringuito.
Por sipas The Athletic, Borusia Dortmund, është duke u munduar që të rinovoj kontratën e Bellingham deri në vitin 2025 dhe nuk e kanë ndërmend të pranojn shitjen e tij për më pak se 150 milionë euro./IndeksOnline/