75 Mall Live Search
16:24 / E Martë, 02 Korrik 2019 / indeksADMonline

Shumë ueb-faqe bien nga sistemi anembanë botës, në Kosovë edhe portalet!

Thuajse shumë ueb-faqe janë jashtë funksionit në Kosovë.

Por jo vetëm. Një problem të tillë me rënien e ueb-faqeve e kanë sot thuajse në gjithë botën.

Si pasojë e një problemi teknologjik që njihet si ‘Cloudflare’ ueb-faqet janë jashtë përdorimit, transmeton Indeksonline.

“Error, 502 Bad Gateway” janë vetëm disa nga paralajmërimet që tregojnë që faqet janë jashtë përdorimit, problem ky që preku edhe portalet në vend./Indeksonline/