Shumë vapë gjatë EURO20, Koke i Spanjës mësohet si t’i mbushë birrat

Kombëtarja e Spanjës sot është kompletuar dhe kanë filluar seancën stërvitore para dy miqësoreve kundër Portugalisë dhe Lituanisë.
Dje gjatë ditës, trajneri Luis Enrique zbuloi 26-emrat që do të marrin pjesë në Kampionatin Europian EURO20, shkruan IndeksOnline
Sot në stërvitje ekipi i Spanjës u freskua me birrë. Ishte sponsori i ri, Creveza Victoria që pritet t’i shërbejë me birra lojtarët gjatë Kampionatit Europian.
? ¡Es imposible encontrar un nombre mejor para nuestra cerveza oficial!
— Selección Española de Fútbol (@SeFutbol) June 2, 2021
? Estamos encantados de anunciaros que desde hoy mismo la @CervezaVictoria se convierte en la cerveza oficial de la @SeFutbol.
? ¡¡Brindemos juntos, amigos!!
ℹ️ https://t.co/PUxzRNFRZz#SomosEspaña pic.twitter.com/76DIX9eFBB
Në video shihet futbollisti i Atletico Madrid, Koke duke u mësuar ta mbushë birrën.
Sigurisht se lojtarët nuk mund të konsumojnë shumë pije alkoolike, por gjatë festave apo fitoreve ata mund ta ‘çojnë’ nga një.
Spanja në fazën e grupeve të EURO20, do të luajë kundër Suedisë, Polonisë dhe Sllovakisë./IndeksOnline/