”Shumëllojshmëria” e Brahim Diaz – pozitat ku mund të luajë përforcimi i ri i Real Madridit
Emri i Brahim Diaz, përforcimit të radhës së Real Madridit, ndoshta nuk është i njohur për të gjithë ne.
Ka të tillë që ende pyesin se në çfarë pozicioni luan ai dhe se cilit lojtar do t’i bëjë konkurrencë në Real Madrid.
Përgjigjja është e thjeshtë, e lehtë dhe konkrete – ai mund të luajë në mesfushë ose sulm dhe ai mund t’i bëjë konkurrencë çdo lojtari me tipare ofanzive.

A mund të luajë ai në krah? Mundet, madje edhe në të dy krahët sepse prekja e tij e topit është impresive me të dyja këmbët, transmeton IndeksOnline.
Kjo është diçka që Lucas Vazquez, Marco Asensio, Gareth Bale dhe Vinicius Junior nuk e posedojnë dhe kjo krijon konkurrencë për ta.
A mund të luajë ai në qendër? Mundet. Shpejtësia e tij, gjuajtjet e fuqishme dhe instikti për pasim vrasës nënkuptojnë se ai mund të jetë ”10-shi” ideal i Real Madridit.
Ai do t’i bënte konkurrencë Iscos dhe Dani Ceballos në këtë pozitë, një problem i këndshëm për trajnerin, Santiago Solari.

A mund të luajë ai në pozitën e qendër-sulmuesit? Natyrisht, dhe se do t’i bënte konkurrencë edhe Mariano Diazit.
”Shumëllojshmëria” e Diaz është njëra prej arsyeve se pse ”Los Blancos” vendosën për transferimin e tij. Tani, sulmi i Realit është i mbushur me lojtarë ofanziv dhe ata kërkojnë minutazh vazhdimisht./IndeksOnline/