Shumica e femrave në palestër ndjehen se po shikohen për të keq!

Palestra mund të jetë një vend ‘frikësues’ për gratë, pasi shumica prej tyre kanë d3elaruar se ndjehen të papërshtatura me ambientin shkaku i sjelljeve të të tjerëve.
Pra tre në pesë gra thonë se ndjehen se po shikohen në mënyrë jo të duhur në palestër, sipas një studimi të ri.
Hulumtimi i kryer nga Mindbodey tregon se shumia (57%) e grave janë ndjerë se po shikohen në mënyrë të papërshtatshme e gjatë kohës që ato po ushtronin, transmeton Indeksonline.
Kjo është dukshëm më e lartë sesa meshkujt me vetëm 38%, e që thonë se duhet të durojnë vetëm disa pamje të pakëndshme në palestër./Indeksonline/