75 Mall Live Search
16:26 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shumica e lidhjeve në moshën 20 vjeçare kalojnë pa marrëdhënie seksuale

Kur mendoni për marrëdhëniet pa seks, ju zakonisht imagjinoni njerëz që kanë qenë të martuar për vite me radhë,të cilët janë konsumuar aq shumë nga fëmijët dhe puna, saqë thjeshtë nuk kanë kohë për ndonjë gjë intime.

Por marrëdhënia pa seks ndikon tek njerëzit të cilët janë shumë më të rinj.

Statistikat sugjerojnë se mijëvjeçarët po vrasin seksin; duke humbur virgjërinë e tyre shumë më vonë në jetë sesa gjeneratat e mëparshme dhe duke pasur seks më pak gjatë një viti.

Nuk është vetëm se të rinjtë po qëndrojnë të vetmuar dhe që nuk i përkasin askujt-shumë prej tyre janë në një marrëdhënie pa seks, transmeton Indeksonline.

Në një hulumtim të Metro disa persona kanë treguar se ishin në marrëdhënie por që kalonin kohën pa marrëdhënie seksuale.

Aiden është një prej personave i cili ka thënë se nuk përjeton asnjë ndjenjë nga seksi dhe kurrë nuk ka orgazmë gjatë marrëdhënieve seksuale. Ai nuk merr asnjë ndjenjë nga masturbimi.

Duke pasur marrëdhënie seksuale për herë të parë në moshën 20 vjeçare, Aiden ka qenë në marrëdhënie të shumta  në të cilat partnerët nuk janë shqetësuar nga mungesa e seksit.

Ana, 25 vjeçare tutje ka treguar se është në një marrëdhënie afatgjate për gjashtë vjet, dhe se për dy vite kanë ndaluar seksin.

Të kesh një jetë seksuale të keqe me partnerin tënd mund të shkaktojë tensione, pasiguri, argumente dhe një marrëdhënie të pakënaqur. Është e rëndësishme që të arrish në fund të gjërave, të flasësh për mënyrën se si ndjehesh dhe si ndikon në të, përndryshe gjërat nuk mund të përmirësohen më./Indeksonline/