75 Mall Live Search
11:37 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shundov ofron përvojën kroate për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov gjatë vizitës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës është takuar me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, të cilët dëshmuan edhe njëherë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy vendeve.

Shundov po ashtu u takua edhe me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Rrustem Berisha.     

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama e ka falënderuar shtetin kroat për përkrahjen e vazhdueshme ndaj shtetit të Kosovës.

Rama theksoi se Forcat e Sigurisë së Kosovës  me mandatin e ri që e kanë si ushtri vetëm sa do e rrisin bashkëpunimin me forcat kroate.

Ai po ashtu tha se për të qenë pjesë e NATO-së do i marrin praktikat më të mira nga shteti kroat, dhe se synojnë të jenë pjesë e të gjitha iniciativave regjionale.

“Për ne Kroacia është vend strategjik në regjionin tonë dhe ky bashkëpunim dhe ky besim që e kemi ndërtuar ne do e vazhdojmë dhe kryesisht synimi jonë kryesor është që të jemi pjesë e të gjitha iniciativave regjionale këtu sepse jetojmë në këtë realitet, dhe në të njëjtën kohë synim dhe qëllim i yni është që të jemi pjesë e strukturave euroatlantike. Është shumë me rendësi që ne t’i marrim përvojat dhe e kemi gjithë mundësinë që t’i marrim përvojat nga shteti kroat, sidomos nga ushtria kroate sepse siç e dini këta janë pjesë e NATO-së“, tha Rama.

Kurse, shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjenerali Mirko Shundov ka siguruar mbështetjen e ushtrisë kroate për të ndarë eksperiencat me Kosovën, për anëtarësim në NATO dhe për thellimin e bashkëpunimit për qëllim të forcimit të paqes në regjion.

 “Gjithmonë do të ekzistoj bashkëpunimi dhe përparimi i bashkimit në mes dy shteteve për zhvillimin e mëtutjeshëm. Bashkëpunimi bilateral për mbrojtje nga eksperienca e ushtrisë kroate si dhe mbështetjen për anëtarësim euroatlantik, gjithashtu edhe për anëtarësimin në NATO për forcimin e bashkëpunimit, krejt me qëllim të bashkëpunimit dhe forcimit të paqes në regjion”, u shpreh Shundov.

Shundov ka ftuar pjesëtarët e FSK-së që t’i përdorin prodhimet për çështje të sigurisë të Kroacisë, për të cilat tha se janë shumë të sigurta.

“Thërras që FSK-në të përdorin prodhimet për çështjen e sigurisë të Kroacisë, këto janë produkte shumë të sigurta për arsye se ushtria kroate i përdor këto prodhime për misione siç janë pistoletë, pjesët e uniformave, helmeta e cila është shumë e rëndësishme për ushtarët për detyrat të cilat janë shumë të rëndësishme për të ardhmen, dhe në të gjitha fushat që janë të rëndësishme”, tha ai.