75 Mall Live Search
13:10 / E Enjte, 11 Shtator 2025 / AR

Shyhrete Behluli flet për dasmat e kanagjeqet, çka e bëri këtë sezon special

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, po vazhdon të jetë ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar.

Në një prononcim për Indeksonline, ka treguar se sezoni veror për të ka qenë shumë i suksesshëm.

Sezonin veror e kemi pas për mashallah. Mirë jemi kan, mirë kemi kalu, jemi nda të knaqum, besoj që edhe njerëzit që jemi kan aty mirë kanë kalu. Për neve është suksesi më i madh, qajo është më me rëndësi,” ka thënë ajo.

Behluli theksoi se për të nuk ka shumë rëndësi numri i dasmave, por përvoja dhe kënaqësia e njerëzve.

S’është me rëndësi sa dasma, me rëndësi qysh ke kalu edhe me u nda të knaqun.”

Ajo shtoi se këtë vit sezoni ka qenë pak më ndryshe për shkak të përjetimeve gjatë kanagjeqeve, ku është ndjerë si pjesë e familjeve ku ka performuar.

Krejt reportari jem që osht për dasma e kanagjeqe gjithmonë është i pranishëm, këtë vit ka qenë edhe kënga me Engjin kënga e kanagjeqit, e cila solli plot emocione” përfundoi këngëtarja.

Ndryshe, Shyhretja e cila që prej shumë vitesh është në skenë, akoma po e mban ritmin dhe tërheq fansat me energjinë dhe performancat e saj verore./Indeksonline/