18:04 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Shyhrete Behluli i dedikoi këngë për ditëlindje, Shkurte Fejza i bën urim Nexhmije Pagarushës

Sot, bilbili i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha ka ditëlindjen.

Ikona që i dhuroi popullit shqiptar këngë të pavdekshme ka mbushur 86 vjet.

Pikërisht në ditëlindjen e saj, këngëtarja Shyhrete Behluli bashkë me rejën e saj, Learta Jakupin ia dedikuan një këngë që e publikuan sot, shkruan Indeksonline.

Por, një urim Nexhmijes, jo me këngë, por me disa fjalë i ka bërë edhe Shkurte Fejza. Kjo e fundit ka postuar një fotografi me bilbilin teksa ka shkruar: ot festojmë per Ty. Nje artiste qe rralle na e fal Zoti. Uroj qe ta festojme edhe 100 vjetorin e ditelindjes Tende sebashku.