75 Mall Live Search
14:42 / E Shtunë, 16 Maj 2020 / indeksADMonline

Shyhrete Behluli publikon këngën e re me videoklip “Pendimi”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Shyhrete Behluli nuk e ka ndalur punën as gjatë kësaj kohe.

Artistja e mirënjohur sot (e shtune) ka lansuar projektin e ri muzikor të realizuar edhe me videoklip.

Kënga mban titullin “Pendimi” tekstin e të cilën e ka shkruar këngëtarja Fifi, ndërsa për klipin u kujdes Vizion Media.

Kënga tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube dhe padyshim do të pritet mirë nga adhuruesit./Indeksonline/