14:04 / E Enjte, 14 Shtator 2023 / AR

Shyhrete Behluli viziton Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë

Diva e muzikës shqipe, Shyhrete Behluli, ditën e sotme ka vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Suharekë.

Përmes një video në “Instastory” ajo u shpreh që është e lumtur që ndodhet në mesin e tyre.

‘Nuk është hera e parë për mua është hera e tretë që jam këtu në mes jush, po më vjen mirë që po ju shoh”, tha ndër të tjerash.

Të pranishmit dukeshin të lumtur nga kjo vizitë, ku sigurisht është kujdesur t’i argëtoj me hitet e panumërta./Indeksonline/