14:47 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Shyhretja dhe Learta publikojnë këngën “Për ty Nexhmije”

Shyhrete Belhuli dhe Learta Jakupi, kanë lansur projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Për ty Nexhmije” dhe i dedikohet ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës.


Vetë bilbili i muzikës shqipe është pjesë e videoklipit si dhe kënga është publikuar pikërisht në 86-vjetorin e lindjes së saj.

Tekstin e këngës e ka shkruar Nexhmije Muhaxheri, ndërsa për muzikën dhe orkestrimin është përkujdesur, Florent Boshnjaku.