75 Mall Live Search
14:17 / E Martë, 25 Qershor 2019 / indeksADMonline

Shyqa me një pritje të jashtëzakonshme, u jep një donacion nga Gjermania shkollës në Prishtinë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë, Shyqiri Bytyqi kishte një pritje të veçantë nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Ai u dorëzoi atyre një doancion të dhuruar nga Qeveria e Gjermanisë.

Me këtë rast, Bytyqi falënderova GIZ-in gjerman, i cili vazhdimisht ka dhënë një kontribut të madh në sistemin tonë arsimor dhe me këtë partner të rëndësishëm po vazhdojmë me projekte tjera të përbashkëta.

Postim i plotë:

Së bashku me udhëheqësin e projektit të arsimit fillor, në kuadër të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Qeverisë Gjermane, z. Boris Scharloëski, dhe drejtoren e Arsimit në Komunën e Prishtinës, znj. Shpresa Shala, vizituam Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, me ç’rast është bërë dorëzimi i pajisjeve për klubet e mediave, që është donacion i Qeverisë Gjermane.

Shkolla “Pjetër Bogdani” është një nga 20 shkollat e përzgjedhura për projektin “Shkollat kampione”, bazuar në kritere nga një garë e hapur, ku kanë aplikuar rreth 80 shkolla. Projekti fokusohet në zhvillimin e kapaciteteve në shkollë dhe me pajisjen me materiale të ndryshme për zhvillimin e aktiviteteve jashtëkurrikulare. Pra, projekti synon zbatimin e qasjes së integruar për zhvillim të shkollës në shkollat e përzgjedhura dhe po ashtu, synon të forcojë rolin e të gjithë aktorëve në shkollë.

Falënderova GIZ-in gjerman, i cili vazhdimisht ka dhënë një kontribut të madh në sistemin tonë arsimor dhe me këtë partner të rëndësishëm po vazhdojmë me projekte tjera të përbashkëta.

Shpreha kënaqësinë që kjo shkollë është përzgjedhur të jetë një nga 20 shkollat që do të përfitojnë nga projekti, i cili është diskutuar gjatë mes MAShT dhe GIZ. Përgëzova udhëheqësit e shkollës, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për punën që po bëjnë, pasi që kjo shkollë nuk është përzgjedhur rastësisht të jetë pjesë e projektit.

Vërtetë kemi nevojë që në shkollat tona të krijojmë ambiente të tilla në mënyrë që t’ia bëjmë sa më të këndshëm nxënësve ambientin shkollor, sepse nxënësit tanë e meritojnë këtë. Kësaj i ndihmon edhe përpjekjet që po bëhen edhe në nivelin qendror, edhe në atë lokal dhe bashkë me partnerët, që ambiente të tilla të krijohen në të gjitha shkollat.