10:30 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bytyçi do t’i dorëzojë detyrën ministres së re të Arsimit, Bajrami

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do t’ia dorëzojë sot detyrën ministres së re të këtij dikasteri, Hykmete Bajrami.

Dorëzim-pranimi i detyrës bëhet nga ora 11:30, në kabinetin e ministrit, transmeton Indeksonline.

Në krye të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tash e tutje do të jetë Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Indeksonline/