75 Mall Live Search
14:31 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / S Z

“SHZHFI”-ja, organizon trajnime për infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë

OJQ shoqata për zhvillim dhe fuqizimin e infermierisë “SHZHFI”, e cila është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OEK) , për herë të parë në Kosovë, organizon trajnime për infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë.

E në këto trajnime të cilat organizohen nga “SHZHFI”-ja, do të trajtohen tema të ndryshme.

Po ashtu është bërë e ditur se pagesa fizikisht kushton 25 euro ndërsa ajo virtuale kushton 20 euro.

Temat e këtij trajnimi janë:

1.Rëndësia e komunikimit efektiv

2.Menaxhimi i mbetjeve spitalore

3.Roli infermieror në sigurinë e pacientit

4.Promovimi shëndetësor

5.Etika në infermieri

6.Kujdesi për plagët

7.Ndërgjegjësimi infermieror

8.Roli infermieror në ushqyeshmërinë e shëndetshme

9.Roli infermieror në procedurat e analizave laboratorike

10.Sistemi urinar dhe sëmundjet shoqëruese

11.Tirazhimi i pacientit

12.Pastrimi, dezinfektimi dhe sterilizimi në hapësirat e kujdesit shëndetësor.