“SHZHFI”-ja, organizon trajnime për infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë

OJQ shoqata për zhvillim dhe fuqizimin e infermierisë “SHZHFI”, e cila është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës (OEK) , për herë të parë në Kosovë ka organizouar trajnime për infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë.
E në këto trajnime të cilat organizohen nga “SHZHFI”-ja, do të trajtohen tema të ndryshme.
Por jo të gjithë të inteersuarit kanë pasur mundësi që të jenë të pranishëm në trajnimet e mbajtura. “SHZFI”, njofton të gjithë infermierët, mamitë dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë se me datë 12 shtator do të ketë një trajnim për të gjithë të interesuarit të cilët në mungesë të stafit nuk kanë pasur mundësi t’I ndjekin ligjeratat dhe se këtë mund ta bëjnë tani.
Për të gjithë të interesuarit shpenzimet administrative do të jenë gratis.
Temat e këtij trajnimi janë:
1.Rëndësia e komunikimit efektiv
2.Menaxhimi i mbetjeve spitalore
3.Roli infermieror në sigurinë e pacientit
4.Promovimi shëndetësor
5.Etika në infermieri
6.Kujdesi për plagët
7.Ndërgjegjësimi infermieror
8.Roli infermieror në ushqyeshmërinë e shëndetshme
9.Roli infermieror në procedurat e analizave laboratorike
10.Sistemi urinar dhe sëmundjet shoqëruese
11.Tirazhimi i pacientit
12.Pastrimi, dezinfektimi dhe sterilizimi në hapësirat e kujdesit shëndetësor.