75 Mall Live Search
19:59 / E Mërkurë, 29 Prill 2020 / indeksADMonline

Si Afrika e Jugut po përfiton nga AIDS për t’u përballur me COVID-19

Kur presidenti Donald Trump me shaka bëri një deklaratë që njerëzit duhet të injektojnë dizinfektues si trajtim për COVID-19, afrikano-jugorëve iu kujtua për të kaluarën e tyre të errët.

Dy dekada më parë, ministri i Shëndetësisë i Afrikës së Jugut tha se panxhari apo hudhra mund të kurojnë HIV/AIDS.

Presidenti i atëhershëm Thabo Mbeki në të kohë gabimisht mendonte se ilaçet e atëhershme kundër HIV-it, mund të helmonin, e për këtë arsye ai i mbajti larg ato nga të sëmurët.

Por keqinformimi dhe mosdhënia e ilaçeve i kushtoi Afrikës së Jugut rreth 300 mijë viktima.

“Ne nuk mund të lejojmë q të vdesin me mijëra njerëz”, tha doktor Yogan Pillay, zyrtar në Departamentin e Shëndetësisë “Ne kemi pasur një periudhë kur vdiqën shumë njerëz nga HIV. Nuk mund dhe nuk duhet ta përsërisim këtë gjë”.

Madje eksperienca dhe rezervat e krijuara për të luftuar HIV-in mund të ndihmojnë mjekët afrikano-jugorë në përballimin e COVID-19.

Afrika e Jugut është ndër vendet e para që kaloi në karantinë, dhe rregullat janë mjaft strikte. Këto masa u vendosën madje kur ende në vend nuk kishte asnjë viktimë nga COVID-19, ndrysa vendi ndodhej në recension.