Si Amerika Salën, Dardanët e shpallin “Non Grata” Andi Zeqirin

Andi Zeqiri ka qenë i përfshirë në listën e Zvicrës për Kampionatin Evropian.
Sulmuesi kishte një marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës ku ishte zotuar se do të veshte fanellën Dardane.
Në fund ai vendosi të përfaqësoj Zvicrën dhe kjo po cilësohet si tradhti nga tifozët e Kosovës.
“Dardanët” e kanë shpallë “Non Grata” Andi Zeqirin.
Ky është njoftimi i tyre:
Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova. Tani, ky zotriu i veshur me sedër të huaj, atë zvicrane, le të na tregojë se çka e motivoi për ta bërë këtë tradhëti? Çfarë i bëri Kosova që t’ia linte këtë njollë të zezë? Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse?Nënshkruajti mbi dokument se do t’i bashkohej kombëtarës kosovare, pastaj si skuth i pabesë në pabesi shkoi te Zvicra.Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA. Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave. Kurse për neve ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt!Dy vite duke sorrollitur njerëz, duke i gënjyer dhe vendosur në pozita të padobishme.Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!