14:28 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie?” Ilda Bejleri jep këtë sqarim

Ilda Bejleri njihet si një gazetare sporti, e cila është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar kryesisht për sportdashësit, shkruan Indeksonline.

Një femër mjaft e bukur dhe gjithnjë me paraqitje të mira në ekran si Ilda Bejleri nuk ka se si i shmanget interesimit të publikut edhe për jetën e saj private.

E nëllogarinë e saj në Instagram gazetarja ndiqet nga mijëra fansa që e përcjellin në secilin hap.

Udhëtimet e shtrenjta, aksesorët luksoz dhe jeta luksoze në përgjithësi ka bërë që fansat të jenë kurioz se ku i mer paratë gazetarja për gjitha këtë jetë luksi.

Në Instagram një fans e ka pyetur moderatoren: “Si arrin të blesh Rolex me rrogë gazetarie”?

E Ilda për herë të parë është përgjigjur : “Sqarim: fakti që jam gazetare dhe padiskutim që paguhem shumë mirë, nuk do të thotë që nuk kam të ardhura familjare, për më tepër që gjyshja ime vjen nga një familje “tironce” shumëe njohur e me tradita.” 

Kujtojmë që së fundmi ajo është parë teksa po i kalon pushimet në ‘Mykonos’ një vend luksoz në Greqi. /Indeksonline/