75 Mall Live Search
13:24 / E Hënë, 16 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Si arritën kreatorët nga Kosova ta vishnin divën e muzikës, Beyonce!

Kreatorët shqiptarë Kujta&Meri, ka kohë që me talentin e tyre kanë marrë vëmendjen e personazheve më të rëndësishme botërore, nëpër evente të ndryshme.

Por, së fundmi ata arritën që ta merrnin vëmendjen e yllit botëror të muzikës, Beyonce Knowles, shkruan Indeksonline.

Fustani i bukur që ka krijuar dyshja nga Kosova, është parë në trupin e Beyonces gjatë festës së ditëlindjes së reperit P.Diddy.

Indeksonline ka marrë një opinion nga Kujta&Meri rreth kontakteve të tyre me Beyoncen.

“Në bazë të prezantimeve tona të më hershme në Hollywood, më pas na ka kontaktuar Beyonce dhe ka kërkuar veshje, më kryesorja na ka besuar në talent, andaj na ka thënë jeni të lirë të punoni çfarë ju mendoni, kam besim te ju.”, kanë thënë kreatorët për Indeksonline.

Kujtojmë se ky fustan, ka marrë vëmendjen e publikut si edhe të mediave më të rëndësishme në botë që kanë raportuar për këtë krijim të disenjatorëve Kujta&Meri. /Indeksonline/