Si arriti artistja ta zbulonte tradhtinë e bashkëshortit përmes kufjeve?

Në episodin e kësaj jave të podkastit The Run-Through, e ftuar ishte artistja Martha Stewart, e cila zbuloi për audiencën shumë fakte interesante nga jeta e saj.
Kur u pyet nëse dëgjon podkaste-n, Stewart pranoi se nuk e bën shpesh, kryesisht sepse nuk përdor kufje, transmeton Indeksonline.
Ajo shpjegoi arsyen: “Kështu e zbulova se im shoq po më tradhtonte, kur ai ishte shtrirë në kopsht me [kufje Bluetooth], dhe mendonte se nuk dëgjohej, kështu arrita të zbuloja shumë”, tha ajo.

Historia e dashurisë së Marthës fillon në mënyrë romantike – me një martesë të re me Andrew Stewart, me të cilin pati një vajzë, Alexis. Por pas skenave të atij fillimi përrallor fshiheshin afera dhe distancë, të cilat përfundimisht çuan në divorc. Vetë Martha pranon se si ajo ashtu edhe burri i saj kishin sekretet e tyre, por ajo doli nga e gjithë kjo më e fortë dhe e vendosur për të vazhduar ndërtimin e jetës së saj sipas kushteve të saj.
Pas divorcit, ajo filloi një lidhje të gjatë me miliarderin e teknologjisë Charles Simonyi, e cila zgjati pothuajse pesëmbëdhjetë vjet. Lidhja e tyre përfundoi me zhgënjim kur jetët e tyre ndryshuan rrënjësisht./Indeksonline/