22:02 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Si arriti Evi Reçi t’i rikthejë shkëlqimin programit të pasdites në Vizion Plus!

Vizioni i Pasdites është një nga programet e pasditeve më të ndjekur në televizionet shqiptare, që aktualisht vazhdon transmetimin për të disatin vit në Vizion Plus.

Në fillimet e saj, nën autorësinë dhe drejtimin e Anila Çela (Çelitit), ky program arriti të jetë programi #1 i pasditeve në vend, duke u bërë shtëpia dhe dhoma e rrëfimit për të gjitha personazhet e showbizzit.

Këngëtarë, artistë, aktorë, moderatorë, politikanë dhe opinionbërësit më në zë të medias shqiptare kanë shkelur të paktën 1 herë në studion e Vizionit të Pasdites.

Me ngritjen e programeve të tjera si ai i Rudina Magjistarit apo i Top Channel dhe me problemet e brendshme te televizionit, program i pasdites në Vizion Plus e humbi paksa shkëlqimin e tij.

Pas një “jete”, le të themi, Anila Çela Çeliti ja la me kokën lart stafetën Evi Reçit për drejtimin e Vizionit të Pasdites.

Megjithëse se zërat skeptikë për Evin ishin të disatë, pasi bukuroshja shqiptare është një prej këngëtareve më të njohura në vend dhe eksperiencat në këtë fushë në Shqipëri kanë qenë të paktë, Evi arriti të sjellë një sezon fantastik të Vizionit të Pasdites.

Nën drejtimin e Evit, shumë emra të njohur u shfaqën, jo vetëm në ekranin e Vizionit të Pasdites, por edhe për herë të parë në ekranin e Vizion Plus.

Përveç gjenerimit të emrave me peshë, programi filloi sërish të gjenerojë lajme në mediat e shkruara siç ishte rasti i Mariza Ikonomit dhe Nazif Çelës.

Të ftuarit e mirë dhe prodhimi i lajmeve arriti të rikthejë sërish vëmendjen e publikut nga Vizioni i Pasdites.

Duke mos mjaftuar vetëm me kaq, stafi i këtij programi nën drejtimin e Evit solli për publikun një larmi temash, nga ato soft, sociale dhe për shtëpiaket, deri tek tema për një pjesë të publikut më të ngritur intelektualisht.

Ajo që e bëri më tërheqës këtë program, për më tepër, ishte edhe freskia dhe çiltërsia që Evi solli në moderim.

Aspak një moderatore që përpiqet të jetë egocentrike, aspak një figurë që përcjell energji jo të mirë tek publiku dhe një moderator që përfshihet e gjitha në temën që diskutohet dhe nuk shpërndan vëmendjen e publikut në çështje të tjera të parëndësishme.

Të gjitha këto bashkë kanë bërë që Vizioni i Pasdites dalëngadalë të rifitojë shkëlqimin e dikurshëm dhe të konkurrojë fort programet tashmë të konsoliduara si ai i Rudinës në Tv Klan apo programet e riformatuara si Ftesë në 5 të Bieta Sulos në Top Channel.

Duket se Evit do t’i besohet edhe një sezon i dytë në drejtimin e këtij formati, por me ndryshime në përmbajtje, ku historitë personale do të kenë peshë më të madhe që prej shtatorit.