13:24 / E Mërkurë, 09 Mars 2022 / AR

Si arriti Madonna kulmin e suksesit, nga një modele në ‘mbretëreshë të popit’

Madonna njihet si një këngëtare dhe kërcimtare legjendare. Ajo ka krijuar këngë hit në brezin e saj, që është e vështirë të imagjinohet Madonna si diçka tjetër përveçse një artiste me famë botërore.

Megjithatë, para se Madonna të bëhej yll i muzikës, punonte si gjithë të tjerët, shkruan Indeksonline.

Në një kohë ajo punonte në një Dunkin’ Donuts (firmë ku shërbehej kafe dhe ëmbëlsira), por ajo u pushua nga puna sepse ajo nuk po e merrte seriozisht punën.

Tani që është duke përgatitur një film për jetën e saj, do të bëj një rrëfim sesi ka arritur të prek majat e suksesit.

Mbretëresha e Pop-it thuhet se ka punuar edhe si modele duke sjellë poza nudo./Indeksonline/