75 Mall Live Search
23:25 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Si arriti Tayna të hyjë në Kosovë, pa iu nënshtruar karantinimit?

Këngëtarja Tayna kohëve të fundit ka marrë fokusin e mediave rozë, për shkak se ajo u kthye nga qyteti i Cyrihut, në Prishtinë dhe nuk ju nënshtrua karantimit.

Shumë media kanë ngritur dyshime se si ka mundur ajo ti ‘shpëtoj’ këtij procesi.

Indeksonline ka kontaktuar me menaxherin e këngëtares, i cili për Indeksonline ka konfirmuar se Tayna është kthyer nga Cyrihu në destinacionin (New York – Cyrih – Shkup), një ditë para se të hyjë në fuqi ligji i cili obligonte të gjithë ti nënshtroheshin procesit të karantinimit në Konviktet e Studentëve për 14 ditë.

Pra sipas menaxherit të saj, këtu nuk ka asnjë dyshim pasi ajo ka ardhur një ditë më heret në Kosovë, derisa menaxheri i saj Rinor Hykolli bashkë me Robert Berishën kanë ardhur më vonë duke qëndruar 14 ditë në karantinë. /Indeksonline/