20:11 / E Enjte, 14 Janar 2021 / B O

Si arriti të kryejë këtë ‘manovër’, shoferi i Mercedesit!?

Një skenë interesante, vendndodhja dhe koha e së cilës ngjarje nuk dihen, u postua në profilin e Instagram-it të autoprove.it.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një faqe, e cila rregullisht poston skena të pazakonta nga rrugët nëpër botë.

Dhe siç mund të shihet në videon e shkurtër, makina Mercedes përfundoi mbi një automjet tjetër Golf.

Pyetja që shtrohet është: Si arriti të kryejë këtë manovër, shoferi i Mercedesit!?

Veç kësaj, nuk dihet nëse ndonjë nga shoferët ishte i lënduar, dhe nëse shoferi ishte brenda veturës së tij.