75 Mall Live Search
15:47 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / A. A

Si asnjëherë më parë futbolli në Kosovë luhet gjatë dimrit, shkak pandemia Covid-19

Edicioni vjeshtor i futbollit gjithmonë ka përfunduar në fund të nëntorit apo në fillim të dhjetorit.

Kjo ka ndodhur për shkak të klimës së ftohtë dhe borës që ka ndikuar në dëmtimin e rëndë të fushave të futbollit.

Rekordi paraprak është shënuar vitin e kaluar, kur xhiroja e dytë e Kupës së Kosovës është zhvilluar më 7-8 dhjetor, shkruan Indeksonline.

Por këtë vit, për shkak të Pandemisë Covid-19, sezoni 2020/21 filloi në shtator dhe ekipet iu nënshtruan një orari jashtëzakonisht të ngjeshur, me ndeshje për çdo 3-4 ditë.

Edicioni vjeshtor do të përfundojë zyrtarisht më 20 dhjetor me ndeshjen Ballkani – Gjilani.

/Indeksonline/