“Si baba si djali”, djali i Sneijderit nënshkruan kontratën e tij të parë profesionale
 
				Një tjetër Sneijder do të bëjë hapat e tij në futboll.
Jessey, djali i Wesley Sneijder ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin e njohur, Utrecht.
“Tani vetëm sa do të fillojë. Gjithë të mirat biri im. Të dua.”, kishte thënë Sneijder për të birin e tij.
Sikurse babai i tij, Jessey luan në pozitën e mesfushorit ofanziv ku i cili kishte luajtur për të gjitha grupmoshat e Utrechtit, ku numëron 72 paraqitje dhe shënoi 8 gola dhe 1 asist./IndeksOnline


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                