75 Mall Live Search
18:23 / E Martë, 09 Dhjetor 2025 / L A

Si babai si i biri, djali i Patrick Kluivert vendimtar në fitoren e Barçës U-19

Barcelona ka arritur të mposht Eintracht Frankfurtin.

Ndeshja e zhvilluar në “Youth League”, u përfundua me rezultat 4-3 në favor të Barcelonës.

Për kampionët në fuqi të “Youth League”, ka shënuar dhe një lojtar me një mbiemër të njohur.

Kjo pasi që Shane Kluivert, djali i legjendës së “Blaugranave”, Patrick Kluivert ka shënuar 2 gola vendimtare në fitoren e tyre.

Me këtë fitore, Barcelona është në pozitën e 5-të në “Youth League”, me 13 pikë ku dhe ka siguruar kalimin në fazën tjetër të kësaj gare./IndeksOnline/