75 Mall Live Search
12:25 / E Enjte, 30 Janar 2025 / AR

Si banore apo mysafire? Zbulohet e vërteta për Xhenetën

Shkuarjen e saj në “Big Brother VIP Albania” ia “ndollën” që kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në vend.

E tashmë kur “BBVK” ka përfunduar, është bërë trend që të spekulohet edhe më shumë në këtë drejtim.

Pëpara çdo prime në Top Channel, po fantazohet e shkruhet mbi Xhenetën në “Big Brother VIP Albania”.

Njëjtë u bë edhe sot, për pak zhurmë në publik.

U tha që finalistja e “BBVK3”, e cila doli e dyta në garë, do të futet të shtunën, pa u precizuar si banore apo si mysafire.

Sikurse fundjavën e kaluar, Prive.al, saktë, ju tregon të vërtetën.

Xheneta as nuk futet si banore e as si mysafire këtë fundjavë në Shqipëri.

Banorja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP Kosova” ka të tjera çështje aktualisht në fokus teksa po e merr veten dhe po i rikthehet realitetit pas 100-ditësh izolim.

Meqë mund të na bie të demantojmë lajme të bëra për pak klikime sërish, po ju japim një premtim – më nuk do raportojmë për këtë temë, përveç nëse Xheneta vendosë njëmend të futet në formatin e realizuar nga Top Channel!