S’i bën punë as shkëlqimi i Shaqës, Baseli e shkarkon trajnerin
FC Baseli 1893 ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin kryesor, Ludovic Magnin.
As fitorja e djeshme e derbit ndaj Zurichut ku shkëlqeu Xherdan Shaqiri, nuk i ka bindur drejtuesit e Baselit për të vazhduar me Magnin.
“Klubi do të informojë sa më shpejt të jetë e mundur lidhur me zgjidhjen e përkohshme ose pasardhësin në këtë rol”, thuhet në njoftimin e Baselit./Indeksonline/

