Si “Buqja e Ilazit” apo si “Nerimani”? Xhejlane Godanci shpalos gjithçka pas rikthimit në ekran

Xhejlane Godanci konsiderohet si një ndër aktoret më të famshme në Kosovë. Ajo ishte e njohur edhe para vitit 1999 mirëpo me fillimin e transmetimit të serialit Familja Moderne, ku ajo luan rolin e Buqes (Burbuqe Ilazi), një rol kyç në freskinë dhe humorin e serialit.
Roli i saj, një fqinje që merret me punët e huaja e sidomos me ato të familjes Gashi ka qenë dhe mbetet shumë simpatik në mesin e përcjellësve të serialit.
Pas shumë vitesh pauzë, ajo është rikthyer sërish në një serial vendor “Me Gjylen”.
Për Indeksonline aktorja ka shpalosur detaje nga jeta e saj profesionale si dhe bëri një ‘dallim’ mes roleve të Buqes dhe Nerimanit.
Se çka ka thënë ajo mund ta dëgjoni në videon më poshtë./Indeksonline/