75 Mall Live Search
12:09 / E Premte, 05 Prill 2019 / indeksADMonline

Si dëshmi e dashurisë, çifti i njohur bëjnë tatuazhin e njëjtë

Janë ndër çiftet më të njohura në botë dhe dashura e tyre është një shembull për të gjithë.

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj këngëtari i njohur, John Legend kanë bërë dëshminë e radhës të dashurisë për njeri-tjetrin, shkruan Indeksonline.

Dyshja e famshme publikuan në rrjetet sociale një imazh në të cilin ata tregonin tatuazhin e njëjtë që kanë bërë në të cilin janë shkruar emrat e tyre dhe dy fëmijëve  Luanën dhe Miles në duar.

 “Hej njerëz ju lutem mos bisedoni me ne nëse nuk keni tatuazhe ne jemi një ‘cool’ familje tani dhe ne duam të flasim me familjet e tjera që kanë tatuazhe”, ka shkruar Chrissy në postimin në Instagram./Indeksonline/