75 Mall Live Search
19:21 / E Shtunë, 11 Mars 2023 / C E

Si dikur UÇK-ja, Shqiponjat ‘shpartallojnë’ ekipin serb

Ekipi kosovar Bad News Egales ka mposhtur ekipin serb iNation në CS:GO me rezultat 19-17, në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

BNE fitoi në mapën “Inferno”, pasi përballja shkoi në shtesa.

Pjesa e parë ani se u mbyll në të mirë të serbëve, ekipi shqiptar u kthye në lojë në pjesën e dytë, duke e dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime u treguan më të mirë shqiponjat. Kështu duke e fituar ballafaqimin në fund me rezultat 19-17.