23:58 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Si do reagonit nëse fëmiu yt do ishte homoseksual?” Ja çfarë thotë Princi William

Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje, Princi William iu drejtua pyetja, “Nëse një ditë në të ardhmen fëmiu juaj thotë: ‘Oh un jam gay, oh unë jam lezbike’ si do të reagonit?’”

“Mendoj që nuk të shkojnë në mendje ato gjëra deri në momentin që bëheni prind dhe mendoj – normalisht, nuk do ta kisha problem,” u përgjigj Princi për Daily Mail. “E vetmja gjë që do merakosesha – specifikisht rolet që do luanin fëmijët e mi në botë – si do të shihen dhe interpretohen nga të tjerët.”

“Unë dhe gruaja ime Kate Middleton kemi menduar shumë që t’i përgatisim,” vazhdoi ai. “Mendoj që komunikimi është i rëndësishëm në çdo aspekt, në mënyrë që të kuptosh duhet të flasësh për të gjitha gjerat, dhe të mbështetni njëri tjetrin në çfarë do lloj procesi.”

Princi shtoi po ashtu. “Më merakos pak, jo nëse janë homoseksual, por më merakos se si të tjerët do të reagojnë dhe perceptojnë sepse do të kenë shumë presion pastaj.”