Si do ta ndalim Ibrahimovicin, kjo është strategjia e Challandes

Kosova do të luaj kundër Suedisë në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës.
Në “Fadil Vokrri” do të zbres një nga emrat më të mëdhenj të futbollit evropian, Zllatan Ibrahimovic.
Kosova pritet të ketë mungesën kryesore në mbrojtje, kapitenin Amir Rrahmani dhe pas përjashtimit do të jetë edhe pa portierin Arijanet Muric.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka treguar se si do të jetë strategjia për ta ndalur sulmuesin e Ac Milan.
“Është një prej gjërave që e kemi menduar. Mungesa e Rrahmanit do të jetë e madhe por ne nuk do të ndryshojmë strategji vetëm pse mungon kapiteni”, ka thënë Bernard Challandes në konferencë për media.
“Mendoj se duhet ta shohim Suedinë si një grup edhe pse Ibrahimovic ka kapacitet por ne duhet ta shohim Suedinë si një grup kualitativ. Zllatan është një lojtar i jashtëzakonshëm por edhe pjesët tjera të kombëtares suedeze janë të forta”.
“Do ta shohim a do të luajmë me dy tre apo katër mbrojtës, e rëndësishme është që të kemi një strategji të mirë”.
“Neve na duhet strategji që e kemi përdorur në ndeshje tjera të forta si me Anglinë apo Çekinë”, ka thënë ndër të tjerash trajneri zviceran. /IndeksOnline/