Si do të dukej pamja nëse krejt Kosova do të dilte në marsh?
Toronto Raptors arriti të shkruante histori duke triumfuar në finalen e madhe në NBA kundër Golden State Warriors.
Kanadaja shpërtheu në festë, me afërsisht 2 milionë njerëz që dolën në paradë për të festuar këtë sukses që do të kujtohet nga shumë gjenerata.
Pjesë e kësaj feste ishte edhe kryeministri Justin Trudeau.
Në një përmbledhje disa sekondëshe mund të shihni numrin marramendës të njerëzve që marshuan rrugëve të Torontos. /Indeksonline/