Si do të jenë çiftet e gjysmëfinaleve?

Pasi u hodh shorti për çerekfinale, UEFA-ja ka hedhur edhe shortin për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Fillimisht këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve:
Çifti 1: Real Madrid/Manchester City – Lyon/Juventus
Çifti 2: Leipzig – Atletico Madrid
Çifti 3: Napoli/Barcelona – Chelsea/Bayern Munchen
Çifti 4: Atalanta – PSG.
Në shortin e gjysmëfinales do të ndeshen:
-Fituesi i çiftit 1 me fituesin e çiftit 3
-Fituesi i çiftit 2 me fituesin e çiftit 4.
Finalja do të luhet në Lisbonë më 23 gusht. Çerekfinalet dhe gjysmëfinalet do të luhen me nga një ndeshje./Indeksonline/