75 Mall Live Search
21:29 / E Premte, 06 Nëntor 2020 / Blerim

Si do të ndikojë vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës te klubet e Superligës

Me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reja me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19, këtë fundjavë prek edhe futbollin, përkatësisht Superligën.

Ballkani do të jetë skuadra më e prekur me marrjen e këtij vendimi, pasi që Daku është te Kombëtarja A dhe për ndeshjet kampionate nuk do të mund t’i ndihmojë skuadrës së tij, shkruan IndeksOnline

Pra, plotë tetë futbollistët të skuadrave të Superligës nuk do të mund të paraqiten me klubet e tyre në mesjavë, patë hënë grumbullohen me Kombëtaren U21.

Florian Smakiqi (Feronikel), Albin Kapra (Ballkan), Buja Pllana (Feronikel), Edison Kqiku (Gjilan), Qëndrim Zyba (Prishtinë), Muahrrem Jashari (Trepça’89), Blendi Baftiu (Ballkan), Kastriot Selamni (Llapi), janë futbollistët që me gjasë nuk do të mund të paraqiten me klubet e tyre për xhiron e 12’të në Superligë.