22:23 / E Premte, 12 Maj 2023 / MSH

Si do të ndikojnë te shqiptarët zgjedhjet në Turqi

Të dielën do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi.

Profesori i njohur Mehmet Kalisi thotë se këto zgjedhje në Turqi kanë ndikim jashtëzakonisht të madh në shtetet tjera, jo vetëm në Turqi.

“Sigurisht se impakti apo ndikimi i tyre do të jetë domethënës edhe në trojet shqiptare. Por, në vlerësimin tim, në gjykimin tim, mendoj se prej dy kandidatëve potencial të mundshëm për president të Turqisë, besoj se shteti turk ka arritur në ato nivele te pjekurisë politike të vendosjes së disa vijave të trasha strategjike të politikës së saj dhe besoj se cilido nga këto kandidatë, në ato vijat e trasha të politikës turke, nuk do të ketë ndryshim të madh sa i përket politikës së jashtme, në këtë rast, sa i përket ndikimit të politikës turke në vendet e Ballkanit” ka thënë Kalisi në Ora Shtatë, në KlanKosova.

Ai thotë se Erdogan ka lidhje shtetërore e politike me shqiptarët dhe Ballkanin, sidomos lidhje shpirtërore, prandaj e sheh si prioritet politikën me shqiptarët dhe Ballkanin.

Kjo është intervista e plotë e tij.