12:32 / E Martë, 11 Gusht 2020

Si do të ndryshojnë aeroportet deri në vitin 2030?

CNN Travel mblodhi mendimet e ekspertëve të industrisë së aviacionit për të kuptuar se si aeroportet do të ndryshojnë gjatë dekadës së ardhshme.

Ata tregojnë se deri në vitin 2030, shumica e aeroporteve do të jenë në gjendje të identifikojnë vizitorët duke përdorur të dhëna biometrike. Kjo do të thotë që udhëtarët nuk do të duhet të tregojnë pasaportën e tyre. Kjo do të ndikojë në shpejtësinë e akomodimit në aeroplan.

Një aspekt tjetër – inteligjenca artificiale do të përdoret në mënyrë aktive.

Sipas ekspertëve, kjo teknologji do të bëj inspektimin e bagazheve dhe çantave, si dhe në monitorimin e gjendjes së shkallëve lëvizëse. Për shembull, sistemi do të dërgojë një sinjal në rast të një ndalese të paplanifikuar.

Ndryshimi i tretë – aplikacionet celulare do të bëhen më të dobishme, ato do të japin më shumë informacion , shkruan albinfo.ch.

Ekspertët e intervistuar nga CNN Travel thonë se në 10 vjet, aplikacionet e lëvizshme do të ofrojnë të dhëna për motin, opsionet e parkimit në aeroport, mënyrat më të drejtpërdrejta dhe të përshtatshme për të hyrë brenda dhe më shumë.

Një ndryshim tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me risitë teknologjike në kullën e kontrollit. Për shembull, do të ketë sisteme që do të drejtojnë aeroplanët në pistë.