Si duhet të mbrohemi nga dielli përvëlues i verës?

Rrezet UVA dhe UVB janë pjesë e spektrit elektromagnetik të dritës që arrin tokën prej diellit dhe të dyja mund të shkaktojnë kancer dhe dëm të përhershëm në lëkurë. UVA shkakton plakjen e lëkurës, ndërsa UVB shkakton djegien e saj.
Ka shumë rëndësi që për mbrojtjen e lëkurës të zgjidhni një SPF minimumi 30 dhe ta aplikoni disa herë brenda ditës. Saktësisht çdo 1 orë e 30 minuta.
Spf është e nevojshme edhe kur nuk ka diell, e koha është e vrenjtur, pasi rrezet janë akoma aty. Kremi i diellit duhet aplikuar minimumi 15 minuta para se të dilni nga shtëpia.
Në rast se për çfarëdo arsye do keni djegie lëkure nga dielli mund t’i trajtoni duke pirë shumë ujë që të shmangni dehidratimin. Gjithashtu aplikoni shumë hidratues. Kur djegia është e rëndë, duhet të takoni një specialist.