Si dy pëllumba të dashuruar, bashkëshorti uron Shkurten për ditëlindje: Kur jam me ty bota është e imja

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza feston sot 59-të vjetorin e lindjes, dhe sigurisht se urimet nga personat e afërt të saj nuk do të mungonin.
Ishte pikërisht bashkëshorti i saj që ka bërë një dedikim romantik për artisten e njohur duke i bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet përkrah saj, nga pushimet në Kapadokia të Turqisë.

“Jeta ime kur jam me ty bota është e imja, gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Hajrushi, bashkëshorti i këngëtares.
Ndryshe, Shkurta mbetet aktive me projekte muzikore, teksa ka nisur edhe xhirimet për festa e fundvitit./Indeksonline/