Si dy pika uji, Adelina Tahiri dhe e motra kombinojnë edhe bikinit (foto)

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, njihet për ngjashmërinë e madhe që ka edhe me motrën e saj, Dianën.
Dy motrat janë si binjake të pandara, teksa shijojnë bashkë udhëtimet, pushimet e madje edhe ndajnë rrobat identike, shkruan Indeksonline.
Ka qenë Diana ajo që ka postuar fotografi në Instagram, ku ka shfaqur trupin e saj dhe të Adelinës me rroba banjo identike.
Motrat po shijojnë pushimet në bregdet dhe në fotografi s’ka se si të bien në sy linjat trupore të tyre.



