75 Mall Live Search
13:01 / E Hënë, 11 Gusht 2025 / AR

Si e bëri diagnoza e Alzheimerit, aktorin ta rimendonte jetën e tij?

Chris Hemsworth i zbuloi Sky News se momenti kur mësoi se kishte një rrezik në rritje për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit ishte një “pikë kthese” në jetën dhe motivimet e tij.

Në sezonin e parë të serialit Limitless: Live Better Now të National Geographic, aktori australian zbuloi nëpërmjet një testi gjenetik se mban dy kopje të gjenit APOE4, gjë që e bën atë biologjikisht 8 deri në 10 herë më të prirur se një person mesatar për të zhvilluar sëmundjen gjatë jetës së tij.

Fillimisht, aktori mori pjesë në program si një “derr eksperimental” që do të provonte përvoja të reja, sfida fizike dhe mendore. Megjithatë, rezultati i testit e solli atë përballë një të vërtete të papritur. Një në 50 persona trashëgojnë dy kopje të gjenit dhe hulumtimet tregojnë se pothuajse të gjithë ata që e mbajnë atë tregojnë shenja të hershme të sëmundjes – e cila çon në demencë – deri në moshën 55 vjeç.

Rreziku ndryshon për secilin person, ndërsa ekspertët theksojnë se, pavarësisht gjenit, ka mënyra për ta zvogëluar atë: shmangia e pirjes së duhanit, kufizimi i alkoolit, ushtrimet e përditshme, kontrolli i kolesterolit dhe presionit të gjakut dhe ngrënia e një diete të ekuilibruar.

Duke folur për momentin kur mësoi se ishte “bartës i dyfishtë”, aktori tha:

“Ishte një pikë në jetën time ku, deri në moshën 40 vjeç, mblidhje të dhëna dhe informacione, vepronje në mënyrë reaktive. Papritmas e kupton se një pjesë e identitetit që ke ndërtuar mund të mos jetë më e vlefshme. Brenda teje zgjohet një nevojë për të kuptuar më thellë, për të vënë në pikëpyetje qëllimin dhe ‘pse’-në pas asaj që bën… çfarë kërkon dhe çfarë ofron, në vend që të mendosh vetëm për atë që mbledh.”

Ky zbulim e shtyu atë të përqendrohej më shumë në një jetë më të mirë dhe në maksimizimin e kohës që kalon me familjen dhe miqtë e tij.