13:58 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Si e ëma, si e bija, Taynën dhe nënën e saj vështirë t’i dalloni

Tayna duket se bukurinë e saj e ka të trashëguar pikërisht nga e ëma e saj.

Reperja nga Prizreni jo rrallë herë publikon fotografi përkrahë nënës së saj dhe këtë e ka bërë edhe së fundi, shkruan Indeksonline.

Tayna në foto e publikuar shihet me të ëmën bukuroshes teksa i ka bërë edhe një dedikim.

“Nëna ime, gruaja më e bukur në planet”, ka shkruar reperja në mbishkrimin e imazhit.

Ndërsa, kujtojmë që projekti i fundit i Taynas është ‘Sicko’ që u mirëprit nga adhuruesit e saj dhe deri më tani ka arritur mbi 7 milionë klikime./Indeksonline/