75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 09 Mars 2026 / AR

Si e ëma si e bija, vajza e Madonnës “flakë” në fustan transparent

Lourdes Leon la shumë pak vend për imagjinatë të dielën, teksa u shfaq pa reçipeta nën një fustan të zi transparent dhe mjaft të guximshëm në shfaqjen e markës Ottolinger gjatë Paris Fashion Week.

Vajza e Madonnës, 29 vjeçe, u sigurua të tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, ndërsa nën veshjen shumë provokuese i dukej edhe të brendshmet.

Lourdes u pa duke dalë nga hoteli i saj në kryeqytetin francez, teksa kishte hedhur mbi supe një xhaketë të kombinuar me veshjen dhe mbante në dorë një çantë të zezë.Image

Bukuroshja stiloi flokët e saj të gjatë të errët në onde dhe e kompletoi pamjen me një palë taka shumë të larta.

Ajo dukej në humor të mirë teksa zuri vend në rreshtin e parë të shfaqjes së modës, ku u prezantua koleksioni i veshjeve për femra për sezonin vjeshtë/dimër 2026/2027.

Lourdes gjithashtu e shfaqi fustanin seksi edhe në një video të shkurtër në Instagram, ku ekspozoi format e saj trupore.

Image