19:00 / E Hënë, 14 Shtator 2020 / indeksADMonline

Si e feston Arbana me Jonin ditën e parë të shkollës? Moderatorja ndan momentet speciale të familjes

Edhe djali i moderatores së dashur, Arbana Osmani, ka nisur sot shkollën. Arbana ka zgjedhur ta gëzojë Jonin dhe mbesën e saj me një tortë të veçantë.

“Duke festuar ditën e parë të parashkollorit me dashuritë e mia të vogla”, shkruan moderatorja krahas fotos dhe videove që ka ndarë.

Arbana e ka treguar shpesh lidhjen e fortë që ka me djalin e saj Jonin dhe mbesën.

Ata gatuajnë e luajnë gjithmonë me njëri-tjetrin, ndërsa tani me siguri Arbana do t’i përkushtohet edhe detyrave nga shkolla të të vegjëlve.