18:49 / E Mërkurë, 06 Mars 2019 / indeksADMonline

Si e kishin kthyer shqiptarët shtëpinë në laborator droge, nga ku fituan 400 mijë euro

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga në qytetin e Firences, pasi janë kapur me 8 kg heroinë.

Fillimisht ka qenë një 25 vjeçar shqiptar i cili është pikasur nga patrulla e policisë dhe në makinën e tij është gjetur 1.1 kg heroinë.

Në shtëpi, e shndërruar në një lloj laboratori për paketimin e drogave, ishte një 33 vjeçar, gjithashtu shqiptar, i cili u ndal më vonë nga policia.

Forcat e rendit zbuluan edhe 7.2 kg heroinë, materiale për presimin e drogës, peshore elektronike, përzierës, materiale për paketimin e dozave.

Është llogaritur se nëse droga do të ishte vendosur në treg do të kishte sjellë përfitime prej 400 mijë euro për tregtarët e drogës. Të dy shqiptarët u arrestuan dhe u transferuan në burgun Sollicciano në Firence. /albeu.com/