75 Mall Live Search
14:58 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Si e kishte parandaluar OSBE-ja, Reçakun 2 në Kaçanik, më 1999

Vetëm disa ditë para se NATO-ja të ndërhynete në Kosovë, në fshatin Ivajë të Kaçanikut, paramilitarët serbë kishin ndarë burrat nga gratë dhe kishin planifikuar të kryenin një masakër të madhe.

Por, falë dy gazetarëve të huaj dhe pjestarëve të OSBE-së, këta banorë janë larguar nga përroi në drejtim të Kaçanikut, ku më pas janë ndaluar nga policia serbe duke i ndarë burrat nga gratë.

Shumë nga ata janë rrahur brutalishtë nga policia serbe në Stacioninin e policisë në Kaçanik.

Ishte fat i madh për këta shqiptarë që në momentin me kritik në jetën e tyre u shfaqën gazetarët e huaj dhe OSBE-ja.