Si e përdorë BMW ujin për të bërë +50 kuajfuqi
Po bëhen më tepër se tre vjet që kur BMW ka prezantuar Bimmer-in e parë me sistem injektimi Bosch me ujë, të quajtur M4 GTS.
M4 GTS është i aftë të prodhojë 493 kuaj fuqi. Engineering Explained shpjegon këtë projekt inxhinerik të mrekullueshëm.

Qëllimi kryesor i sistemit të injektimit të ujit është të ulë temperaturën para dhomës së djegies. Kjo bëhet për të parandaluar mundësinë e goditjes së motorit ose ndezjen e parakohshme.
Kjo realizohet me anë të spërkatjes së ujit të distiluar në tubacionin e marrjes, i cili vjen nga rezervuari prej 50 litrash. Por si sigurohen 50 kuaj fuqi në motor?

Me sa duket, me ajrin më të dendur dhe temperaturat më të ulëta, BMW është në gjendje të rrisë shtytjen në motor.
Rritja e shtytjes natyrisht, rrit output-in përfundimtar. Së bashku me kohën progresive, M4 GTS mund të prodhojë 49 kuaj fuqi nga një M4 i rregullt.